Mbretëria e Bashkuar ka publikuar sot një dokument, përmes të cilit tregon se ka vendosur në “listë të zezë” një numër personash nga Kosova, për shkak të dyshimit të përfshirjes së tyre në migracion të parregullt, trafikim të personave dhe prodhim të dokumentacioneve të falsifikuara, përfshirë pasaporta e patentëshoferë.
Lidhur me këtë, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka reaguar pas vendimit të autoriteteve të Mbretërisë së Bashkuar për vendosjen e sanksioneve në kuadër të Regjimit Global të Sanksioneve kundër Migracionit të Parregullt, që synon goditjen e rrjeteve të krimit të organizuar të imigracionit në Ballkanin Perëndimor.
Në njoftim thuhet se rasti po trajtohet me prioritet nga Prokuroria Speciale, e cila do të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me Mbretërinë e Bashkuar dhe vendet partnere.
“Prokuroria Speciale mbetet një aktore konstruktive dhe e besueshme në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar, si dhe në promovimin e sigurisë dhe drejtësisë në rajon dhe më gjerë”, thuhet në reagim.



Të tjera
Lajme
Ky është parashikimi i motit për ditën e Bajramit
Sot parashikohet të mbajë mot me
Aktuale
Falet namazi i Kurban Bajramit në Kosovë
Besimtarët myslimanë po festojnë ditën e
Aktuale
Kongresisti amerikan takon Abdixhikun dhe Osmanin në fillim të vizitës
Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike