Kryeministri Albin Kurti nuk i ka ndalur kritikat ndaj heshtjen së ndërkombëtareve për veprimet e Serbisë ndaj Kosovës.
Ai ka thënë se ndërkombëtaret është dashur ta dënojnë Serbinë për kidnapimin e tre policëve në veri.
Sipas tij, ata po hezitojnë t`i quajnë gjerat me emrat e tyre të vertetë.
Kjo qasje, ka thënë Kurti, nuk i ndihmon shtensionimit të situatës në veri të vendit.
“Heshtja e shumicës së faktorit ndërkombëtar është e paarsyeshme dhe e dëmshme. Nuk i kontribuon as de-eskalimit e as normalizimit. Meqenëse çfarëdolloj hezitimi për t’i quajtur gjërat dhe zhvillimet me emrat e tyre të vërtetë, nga regjimi autokratik në Beograd do të merret si frikë ose do të merret si dobësi”, ka thënë Kurti në një intervistë për Klan Maqedonia.