– Për ekzistencën e Kosovës, Albin Kurti bën marrëveshje me ministrin e propagandës së Millosheviçit, Aleksander Vuqiç.
– Në Kushtetutën e Serbisë, Kosova është e Serbisë.
A s’është kjo antikushtetuese!
– Pse Ky për Kosovën guxon të merret me shtetin që me Kushtetutë e konsideron Kosovën pjesë të saj!
– Është antikushtetuese t’u japësh rrogë mujore paramilitarëve serbë që sulmojnë KFOR-in, policinë e Kosovës dhe gazetarët.
– Pse askush nuk po ta prish Ty që e shkel Kushtetutën, duke i mbajtur në Listën e pagave paramilitarët e vrasësit serbë të ‘Rojave të Urës’ e të ‘Mbrojtjes Civile’!
(Opozita boll po e këshillojnë: Reflekto, por ky s’po reflekton!)
Prej se kanë marrë pushtetin, qeveria e Kosovës janë bërë paranojake, sillen si spiuj, hulumojnë, gjurmojnë, i përcjellin shqiptarët, ndërhyjnë në privatësi, përcjellin me
kamera, të shikojnë nën fustan…në kërkim të gabimeve e mëkateve të ‘shqiptarëve të ndershëm’, për t’i shkatërruar, shantazhuar, manipuluar…për t’i mbytur njerëzit.
– Mbi ‘dosjen’ time i ka marrë gjumi.
Edhe në Inteligjencën e Ushtrisë kanë pyetur për mua:
– U kanë thënë, është e mirë, e drejtë, i ka faqet e kuqe, s’ke çare pa e dasht edhe kur e urren.
– Kosova është e mbushur me emra të rrugëve që punojnë kundër shtetit të Kosovës.
Shkollat serbe në Graçanicë, në Rahovec, në Mitrovicë, Prizren e gjithkah mbajnë emra të mbretërve, komunistëve e udbashëve serbë që kanë vrarë shqiptarë.
– E Manastiri i Deçanit, a është i regjistruar në shtetin e Serbisë a të Kosovës!
Kur është regjistruar Manastiri nuk ka pasur shtet të Kosovës!
Çka do të bësh tash me të, nuk e kuptoj pse nuk ia pezullon të drejtën e ekzistencës manastirit.
– E babën tënd a po e pezullon, që ka lindur pa fajin e tij në Sukobinë të Malit të Zi!
– E kuptoj nevojën e Albin Kurtit për t’i mbyllur mediat, jo që e urren aq shumë fjalën e lirë. Albin Kurti nuk e respekton asnjë gazetar, sepse të gjithë i duken askushi (deri diku me të drejtë),
por ky ka nevojë t’i nënçmojë, t’i degradojë dhe t’i poshtërojë gazetarët dhe të gjjthë ata që nuk janë me të.
– E ka ‘zbuluar’ armiku e brendshëm që punon për Serbinë…
Por, Serbinë e ke në kokë, e kokën ende e ke në burg.
Pse s’del nga burgu i Serbisë, nuk e kuptoj!
(Po i drejtohem Albinit me Ti se kam informata që vetëm mua më respekton).
….Por unë nuk e kuptoj pse Klan Kosova është ‘spiune’ kaq budallaqe, që regjistrohet zyrtarisht, ditën, në Institucionet e Kosovës, sipas Ligjit. Pse nuk e ka fshehur nga shteti veprimtarinë e saj ‘anti-shtetërore’!
– Këso ‘spiune’ i duhen Kosovës.
Që në emrin e Serbisë (ia marrin paret Serbisë), për të mirën e Kosovës.
– Çka ia pa sherrin Kosova – Klan Kosovës!
Çka kanë faj gazetarët për letra e burokraci palidhje të regjistrimit!
– Klan Kosova nuk prodhon dokumente të regjistrimit.
Nuk vendos se ku ka lindur pronari dhe biznesi.
As pronari nuk vendos se si duhet të quhet vendi ku ai ka lindur.
– Kosova ka probleme me emra rrugësh, komunash e qytetesh.
Boll trim është Ramiz Lladrovci ama nuk ka guxuar t’ia ndërroj emrin as Gllogovcit.
Privatisht, për qejf patriotik e quajnë Drenas, ama zyrtarisht është Gllogovc, emër sllav i një komune me krejt shqiptarë.
P.S. Vjosa Osmani kurrë deri sot nuk e ka mbrojtur fjalën e lirë.
Nuk ekziston njeri në historinë shqiptare që i urren kritikat më shumë se Vjosa Osmani.
Ajo është një erdogane e vogël, që më shumë se gjithçka ka qejf m’u duk bukur.
(Prej vitin 2013 Turqia konsiderohet vend ‘pa liri të fjalës’).
Albin Kurti e kërkon Serbinë nëpër rraqe, letra të vjetra, thashetheme e sokaqe.
Do ta gjesh gjithkund Serbinë, sepse Kosova ishte e pushtuar nga Serbia.
Bile Krali Milutin e ka bustin në Graçanicë (Vuçiqi e ka ngritur më 2015), dhe edhe shkolla aty thirret në emrin e ‘Kralit’…
gjithandej emra pushtuesish…shkolla legale ku shtrembërohet historia, mësohet urretja dhe rrena kundër Kosovës!
– Rruga në Mitrovicë ku kam jetuar unë është quajtur ‘Kralj Petar’, por s’më gjendet shoqja në kopshtin e patriotizmit!
– Ndërsa gjysmën e shkollës fillore e kam kryer në ‘Branko Radiqeviç’, por aty e kam mësuar ‘Kur ka ra Kushtrimi n’Kosovë’!
– Lëreni Albin Kurtin t’i pushtojë mediat.
Mos e këshilloni.
Mos u ankoni.
Mos u qani.