Më herët, IndeksOnline raportoi se dhjetëra nxënës të shkollës “7 Shtatori” janë helmuar si pasojë e ushqimit të marrë nga një furrë e bukës, në Vitomiricë të Pejës.
Disa prej tyre madje kanë marrë edhe tretman mjekësor, shkruan IndeksOnline.
Rasti ndërkohë është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi tha për IndeksOnline se mbrëmë është njoftuar policia rreth rastit që ka ngjarë të hënën rreth orës 10 të mëngjesit.
“Sipas informacioneve të deritanishme që kemi, drejtoria e shkollës është njoftuar rreth orës 10 të mëngjesit se disa nxënës kanë shqetësime shëndetësore. Disa prej nxënësve janë bartur me autoambulancë për në QMF-në aty afër dhe kanë marrë tretman mjekësor, e më pas janë liruar në shtëpi. Me urdhër të prokurorit është ftuar për intervistim drejtori i shkollës, i cili e ka dhënë deklaratën e tij. Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse” tha Gashi.



Të tjera
Aktuale
Kurti shpalos nga Podujeva hapat për formimin e institucioneve
Edhe një muaj na ndan nga
Aktuale
Drejtori i PK-së: Fajdexhinjtë në Kosovë po i legalizojnë fajdet përmes noterëve
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së
Showbiz
Koha kur Benita s’kursente veten për poza provokative
Njëra ndër banoret më të përfolura