Po dalin të vërteta shqetësimet e gazetarëve të Kosovës dhe të organizatave ndërkombëtare që merren me lirinë e shtypit, pas emërimit të militantes së Vëtëvendosjes si anëtare e Këshillit të Pavarur të Mediave, Luljeta Aliut.
Sot, kjo militante e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje të Albin Kurtit, është në mesin e 5 vendimmarësve, para të cilëve do të paraqitet çështja e Klan Kosovës.
Aliu s’e ka bërë ende të ditur qëndrimin e saj.
Luljeta Aliu është emëruar anëtare e KPM-së më 24 maj 2023 me një mandate dy vjeçar.
Zgjedhja e saj në Kuvendin e Kosovës, ku Vetëvendosje ka rreth 60 deputetë, është parë me shqetësim të madh, jo vetëm te gazetarët dhe shoqatat vendore të tyre, por edhe të organizatat ndërkombëtare që merren me lirinë e shprehjes./Botapress.info/