Njohësi i çështjeve politike, Azem Vllasi, ka komentuar mos përfshirjen e Kosovës në pagesat e reja të Bashkimit Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor, duke e cilësuar këtë si pasojë direkte të krizës institucionale në vend.
“Arsyeja kryesore për mungesën e mjeteve nga Fondi i BE-së gjithsesi është kriza e shkaktuar me mos konstituimin e Kuvendit që zgjati shumë e pa nevojë. E sidomos për faktin se nuk kemi Qeveri funksionale të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit’’, ka deklaruar Vllasi.
Ai thotë se Kosova do të kishte mundur të përfitonte nga fondet evropiane po të kishte institucione stabile.
“Edhe ashtu BE i pat vendos do masa ndaj Kosovës për shkak të ngjarjeve në veri para dy viteve. Por ato tani do të ishin të harruara po ta kishim Kuvendin dhe Qeverinë funksionale”, ka shtuar ai.
Sipas Vllasit, mungesa e besimit të Bashkimit Evropian ndaj institucioneve të Kosovës është bërë pengesë serioze për mbështetje financiare.
“BE e ka humbur besimin se kemi kapacitet, përgjegjësi dhe aftësi për ta qeverisë shtetin. Atij që nuk është serioz në menaxhimin e fondeve dhe familjes së vet, as miku nuk i jep para dhe nuk e ndihmon,” ka thënë ai./Front Online



Të tjera
Lajme Showbiz
Më në fund zbulohet e dashura e Klodit për të cilën refuzoi Elijonen dhe Beniten
Është zbuluar më në fund vajza
Aktuale
Hiqen dilemat për kandidaturën nga familja Jashari, deklarohet edhe Bekim Jashari
Anëtarë të familjes së heroit të
Aktuale
BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshnjat
Pas një skandali që përfshiu ushqimet