Presidentja e Sllovenisë, Natasha Pric Musar, tha sot se Beogradi dhe Prishtina duhet të vazhdojnë bisedimet dhe të qetësojnë tensionet.
Ajo pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Pallatin presidencial në Beograd, tha se të dyja palët duhet të lëvizin në drejtim të zvogëlimit të konflikteve dhe reduktimit të provokimeve nga të dyja palët.
Senatori amerikan: SHBA’së e BE’së i është sosur durimi me Kosovën e Serbinë
“Sa i përket Kosovës, presidenti i Serbisë dhe unë me të vërtetë kemi kaluar shumë kohë duke biseduar dhe në fund jemi pajtuar se është e nevojshme të respektohen marrëveshjet dhe të forcohet dialogu, dhe nëse nuk ka dialog atëherë çështja nuk shkruhet mirë”, tha Pirc Musar.
“Në tetor do të udhëtoj në Prishtinë, qëndrimi i Bashkimit Evropian dhe i Sllovenisë është i qartë – dialog, dialog, ne nuk duam konflikte në territorin e Ballkanit Perëndimor”.
Duke folur për integrimin evropian të Serbisë, ajo theksoi se vendi i saj mbështet rrugën e Serbisë për t’iu bashkuar familjes evropiane./Botapress.info/