Lulzim Hetemi, kryetari shqiptar i Leposaviqit në veri të Kosovës që prej datës 29 maj, është “ngujuar” në ndërtesën e komunës.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u shpreh për mediat dy ditë më parë se nuk e ka kuptuar qëndresën e Lulzim Hetemit, kryetarit të Komunës së Leposaviqit, në këtë objekt, kur po krijohen kushtet për zgjedhje në veri.
https://botapress.info/rel-ne-jarinje-e-merdare-automjetet-me-targa-serbe-hyjne-pa-pengese/
“Nuk funksionon dot as funksionet bazike të një njeriu të lirë normal dhe të dali të marrë ajër jashtë godinës. Ajo që u bë me zgjedhjet është gjëja e duhur. Por, ajo u bë që edhe bashkitë, komunat me shumicë dërrmuese serbe të qeverisin shqiptarët. S’u bë për këtë. Ajo u bë për t’iu thënë serbëve që ju bojkotoni por mirë, ne s’i lëmë institucionet në vakuum. Ama në momentin kur krijohen kushtet për zgjedhje të parakohshme, s’ka më logjikë të mbahet vetëburgosuri i vetëvendosur në një godinë ku s’bëhet asnjë aktivitet”, deklaroi Rama.
Nga ana tjetër kryeministrti Albin Kurti sot e ka cilësuar shembullore qëndresën e tij në komunë por duke mos dhënë asnjë arsyetim konkret se pse kryetari i Leposaviç duhet të ‘izolohet’ në zyrë menjëherë pasi mori detyrën. Kurti gjithashtu e ka cilësuar si një çështje me interes të lartë kombëtar, rezistencën e Hetemit në zyrën e tij të punës.
Kush është Lulzim Hetemi?
Lulzim Hetemi është kryetari i Komunës së Leposaviqit, i cili që prej datës 29 maj është ngujuar në objekt të Komunës.
Ky vendim u mor pas një mbledhjeje pas një mbledhjeje që kishte mbajtur Vetëvendosja në Prishtinë mbrëmjen e 28 majit.
Hetemi ka qenë kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 23 prillit që janë mbajtur në komunat veriore, ku ka dalë fitues.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka nënkuptuar qëndrimin e Hetemit në zyre si një çështje me interes të lartë kombëtar.
Ai e ka falenderuar atë publikisht për “qëndresën e tij shembullore për Republikën” por megjithatë duke mos u lëshuar në arsyetim të këtij veprimi./Botapress.info/