Me debate dhe tensione ka nisur seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Deputeti i PD-së, Asllan Dogjani ka bllokuar foltoren, duke kërkuar që të mbahet qëndrim në lidhje me situatën në Veri të Kosovës.
“Duhet të mbajmë qëndrim për Kosovën”, tha ai mes të tjerash. Në këtë moment ai është rrethuar nga garda por megjithatë vazhdon diskutimin./Botapress.info/