Analisti, Krenar Shala, ka fajësuar policët që u kidnapuan pse nuk reaguan në momentin kur u ndeshën me specialsat serbë në brendi të territorit të Kosovës.
“Qysh dorzohet njeri i pajisun me armë, tu e mbrojtë venin ton? Thotë njeri t’kishin pasë veq strella, ose alltia me ujë! Marre po më vjen!”, ka shkruar ai.
Të mërkurën janë rrëmbyer tre zyrtarë të Policisë së Kosovës në Leposaviq. Sipas kryeministrit Kurti ata qëndronin rreth 300 metra në brendësi të territorit të Kosovës./Botapress.info/