Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, ka thënë se për Kosovën është bërë një plan shumë i rëndë për shkak të raporteve me bashkësinë ndërkombëtare. Ai ka thënë se është përpjekur të marrë pak kohë, duke paralajmëruar se bashkësia ndërkombëtare është duke e sosur durimin ndaj Kosovës, transmeton Gazeta Botapress.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka anuluar mbledhjen e përbashkët të qeverisë së Shqipërisë dhe qeverisë së Kosovës, që pritet të mbahej me datë 14 qershor ditën e mërkurë.
Të mërkurën në Gjakovë parashihej që të mbahej mbledhja e përbashkët mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj së Shqipërisë. Mirëpo një gjë e tillë nuk do të ndodhë, pasi kryeministri shqiptar Edi Rama, e ka anuluar këtë mbledhje.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në një konferencë për media ka thënë se ka informuar Kurtin se në këto kushte, takimi nuk mund të mbahet në formatin e parashikuar.
“E kam informuar kryeministrin Kurti se në kushtet e agravimit me orë të marrëdhënieve me Kosovën me krejt bashkësinë euro-atlantik, ky takim nuk mund të mbahet në formatin e parashikuar”, ka thënë Edi Rama.Ai ka deklaruar se kjo situatë po çan marrëdhëniet mes Kosovës dhe bashkësisë euro-atlantike.
Ai ka folur edhe për sanksionet e mundshme të ndërkombëtarëve ndaj Kosovës.
”Unë shpresoj që mund të takohemi për t’u ballafaquar opinionet kushtet kur jemi në prag të lëvizjes së planit së nuk më zë as goja të flas për sanksione, ndaj masave ndëshkuese nga një shteti që është krijuar nga ata që janë në kushte të sosjes durimit”.
“Kam bërë një përpjekje për t’iu kërkuar edhe pak kohë, e kam marrë edhe pak kohë, nëse nuk e shfrytëzojmë dot këtë kohë për një sens të përbashkët mes të gjithëve atëherë me shumë frikë plani që është në plan, realisht shumë i rëndë për Kosovën do të vjen lëvizje”, ka thënë Rama. /Botapress.info/