Ish-emisari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, e ka bërë një postim në Twitter duke e akuzuar kryeministrin Kurti për zhvillimet e sotme në veri.
Grenell u shpreh se këtë mëngjes, Kurti ua tregoi “gishtin e mesit” kërkesave të ShBA-ve dhe BE-së për depërshkallëzim të situatës në veri.
BE dhe SHBA i kërkuan “deeskalim”, Kurti vazhdon me “sundim të ligjit”
Në Mitrovicë të Veriut u arrestua më herët një person me emrin Milun Milenkoviq Llune, që sipas ministrit të Brendshëm Xhelal Sveçla ishte prijës i bandave kriminale.
“Joe Bideni dhe Evropianët e ngritën një vijë të kuqe javën e kaluar. Ata thanë që Albin Kurti duhet ta de-eskalojë (situatën) dhe të nis zgjedhjet e reja menjëherë. Këtë mëngjes, Kurti iu ngriti gishtin e mesëm dhe e eskaloi më tej situatën.”
Nga kjo, ai ka ngritur përfundimet se shtetet e botës nuk e respektojnë Joe Bidenin.
“Tjetër vijë e kuqe e shkelur – shtetet nuk e respektojnë Joe Bidenin.”
🚨🚨🚨
Joe Biden and the Europeans drew a redline last week. They said Albin Kurti must deescalate and launch new elections immediately.
This morning, Kurti gave them the middle finger and escalated the situation further.
Another redline crossed – countries don’t respect… https://t.co/UGhN0ZED8A
— Richard Grenell (@RichardGrenell) June 13, 2023