Prokuroria Themelore në Pejë ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së sigurisë ndaj mësimdhënësit, Valentin Selmanaj, i cili është filmuar fshehurazi duke puthur një nxënëse të klasës së shtatë në shkollën fillore të mesme të ulët “Lidhja e Prizrenit” në Deçan.
Zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi, ka bërë me dije se ndaj Selmanajt kërkohet një muaj paraburgim, nën dyshimet se ka kryer dy veprat penale “Sulm seksual” dhe “Kanosje”.
Pas diskutimit me KFOR-in, blindat e policisë nisin tërheqjen për kah jugu
Përveç arrestimit, Selmanaj edhe është suspenduar nga puna pasi ndaj tij kanë nisur hetimet.