Gazetari Valon Syla, ka reaguar për bojkotimin e Ditës së Çlirimit nga ambasadorët e vendeve të QUINT’it, duke thënë se vendet që e kanë sponsorizuar çlirimin e vendit nuk e festojnë këtë ditë me Qeverinë kosovare.
Syla ka thënë se Qeveria Kurti arriti të bëj diçka që ishte paimagjinuar 24 vite më parë.“24 vjet pas çlirimit… Ambasadat e Kuintit që sponzoruan çlirimin e vendit nuk e festojnë këtë ditë me Qeverinë Kosovare.
Mjaftoi një Qeveri Kurti me arritë këtë, që ishte e paparamendushme 24 vjet më parë”, ka shkruar ndër të tjera Syla.
Ai tutje tha se 12 qershori është koncepti i lirisë.
Postimi i plotë:
24 vjet pas çlirimit… Ambasadat e Kuintit që sponzoruan çlirimin e vendit nuk e festojnë këtë ditë me Qeverinë Kosovare.
Mjaftoi një Qeveri Kurti me arritë këtë, që ishte e paparamendushme 24 vjet më parë.
Atë ditë e mbaj mend mirë. Ka qenë dita që ma ka kthy shpresën në jetë dhe më ka bërë argat të pakusht të lirisë.
12 qershori nuk është veç çlirimi… por është vet koncepti i lirisë.
Urime dita e lirisë së Kosovës… pajtohem me Ambasadorët që nuk e kemi merituar të urohet një Qeveri e Kosovës, si kjo e Kurtit. Në fakt po me vjen shumë marre e po skuqem.
Përndryshe faleminderit sidomos atyre për çlirimin tonë dhe mbështetjen e UÇK’së dhe popullit të Kosovës.
Personalisht nuk ja u harroj kurrë, unë dhe plotë kosovarë qy po heshtin sot.
Nuk bëhem bukëpërmbys si do bashkëatdhetarë të mi që po mshefen mas interesave personale kishe si kombëtare.
Kosovarëve urime kjo ditë e shenjtë. Urime 24 vjetet liri./Botapress.info/