Për nder të 12 qershorit Ditës së Çlirimit, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti bënë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, raporton Ekonomia Online.
Pas homazheve te varri i Rugovës ata bënë homazhe edhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi.
Në orën 09:30, homazhe bëjnë edhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.
Ndërsa, në orën 11:00, bëjnë nderim te Pllaka Përkujtimore për ushtarët e NATO-s.
![](https://ekonomiaonline.com/wp-content/uploads/2023/06/Capture-5.jpg)
![](https://ekonomiaonline.com/wp-content/uploads/2023/06/demaci.jpg)
![](https://ekonomiaonline.com/wp-content/uploads/2023/06/1-11-1333x1000.jpg)
![](https://ekonomiaonline.com/wp-content/uploads/2023/06/2-10-1333x1000.jpg)