“Dashuria e Berishës për Kosovën ka qenë permanente dhe përkushtimi i tij ndaj çështjes së Kosovës ka qenë permanent”, thotë ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Besnik Mustafaj.
Mustafaj në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN” në Klan Kosova, ndër tjera foli edhe për marrëdhëniet e Rugovës dhe Berishës, të cilët për perjudhën para çlirimitë të Kosovës për të cilën edhe u bisedua, ishin figura kyçe të politikës.
“Rugova ishte vizionar i padiskutueshëm i politikës së Kosovës, por edhe më gjerë. Rugova e kuptoi në kohë se nuk mund të bëhej çështja e Kosovës derivat i politikës së Shqipërisë, nuk mund të bëhet rrjedhim, nuk mund të ishte qendra vendimarrëse për objektivat politike, nuk duhet të ishte qendra në Tiranë por në Kosovë. Berisha në disa momente nuk e kuptoi këtë gjë dhe ka bërë gabime të cilat Rugova nuk i ka përjetuar mirë, por ka ditur të mbaj distancën e tij”, tha Mustafaj.
Ai tha se mes tyre ka ekzistuar një moskuptim që nga 1994-ta, por që nuk është bërë publik.
Ndërsa, ish-ambasadori i Shqipërisë në Francë për herë të parë foli për këtë ngjarje që ndodhi në Paris, ku u përfshi edhe Ismajl Kadare i cili gjatë një bisede 2 orëshe përcolli te Rugova porosinë e Berishës.
Dëgjojeni në vijim:
https://www.youtube.com/watch?v=i3q2lNBZSPI&ab_channel=FaktemeAdnanMEROVCI
Emisioni i plotë:
https://www.youtube.com/watch?v=-_JFFrTRcXA&ab_channel=FaktemeAdnanMEROVCI