Një këmbësor ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur në mëngjesin e së hënës në Prishtinë.
Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
Rasti ka ndodhur rreth orës 08:00 në rrugën “Luan Haradinaj”, përkatësisht pranë objektit të Policisë.
“Sot rreth orës 08:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën ‘Luan Haradinaj’ në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësorë. Si pasojë lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit”, ka thënë ai.



Të tjera
Aktuale
Kurti shpalos nga Podujeva hapat për formimin e institucioneve
Edhe një muaj na ndan nga
Aktuale
Drejtori i PK-së: Fajdexhinjtë në Kosovë po i legalizojnë fajdet përmes noterëve
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së
Showbiz
Koha kur Benita s’kursente veten për poza provokative
Njëra ndër banoret më të përfolura