Në Zveçan edhe sot serbët janë mbledhur pranë ndërtesës së komunës.
Raportohet se para komunës janë vendosur edhe disa tenda (çadra) të reja para rrethojës metalike që e ka vendosur KFOR-i.
Dje, KFOR-i në Leposaviq ka hequr tërësisht telin me gjemba që ishte vendosur rreth ndërtesës së komunës ditëve të kaluara. Teli ndodhet anash. Ka mbetur vetëm një pjesë e kangjellave metalike.
Nata në veri raportohet se ka kaluar e qetë.
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2023/06/1-53-800x600.jpg)
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2023/06/2-11-800x600.jpg)