Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në lansimin e publikimit “Shijet e Dukagjinit”, teksa bëri pyetje rreth ushqimit tradicional, flisë.
Kurti pyeti një nga profesorët e pranishëm se si i duket lidhshmëria midis lashtësisë së flisë me idenë e diellit teksa piqet dhe në anën tjetër, një lloj shpjegimi, sipas tij, që është bërë për shqiptarët si popull si më shumë blegtor sesa bujqësor.
ShBA-ja dhe BE-ja përshëndesin Ligjin e ri për Zgjedhjet në Kosovë
“Pra, më shumë me gjedhe, bagëti sesa me punim të tokës dhe një lloj lirie që vjen prej kësaj. Liria e bariut i cili i ka delet, e ka kavallin, e ka zërin e thekshëm që merret vesh me bariun në anën tjetër të shpatit, teka e ka flinë afër. A ka ndonjë studim për këtë dhe jam i interesuar të lexojë nëse ka”, tha Kurti, njofton Klankosova.tv.
Tutje, Kurti dha edhe ide për avancimin e flisë, duke thënë se kjo do të bëhej nëse “e kishim pranuar që atë ta bëjmë një ndryshim të vogël për sa i përket përbërjes së brumit dhe llojit të vajit për shkaqe shëndetësore”./Botapress.info/