Shumë pjesë të Kosovës sot janë goditur nga stuhi të fuqishme shiu e breshri. Komuna e Vushtrrisë është përfshirë gjithashtu nga një stuhi e fuqishme breshri e shiu.
Erërat e fuqishme kanë shoqëruar të reshurat e dendura. Në rrjete sociale tashmë janë publikuar pamje nga stuhia që ka goditur Vushtrrinë. /Botapress.info/