Kuvendi i Kosovës e ka miratuar Ligjin mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës për vitin 2023, i ndryshuar dhe i plotësuar me ligjin paraprak, transmeton Botapress.info
Me anë të këtij ligji, të gjitha mjetet vetanake të komunave të cilat ishin të bllokuara, tani ato iu kthehen në buxhet.
Ndryshe, Ascociacioni i Komunave i është drejtuar me kërkesë urgjente Qeverisë dhe Kuvendit më 16 mars për zhbllokimin e mjeteve vetanake të pazhpenzuara të komunave nga vitet paraprake. /Botapress.info/