Pamje nga operacioni i Prokurorisë Speciale në veri të vendit – Bastisen 9 lokacione

Mëngjesin e sotëm, nga Prokuroria Speciale e Kosovës, u bë e ditur se në veriun e vendit, më saktësisht në komunën e Zubin Potokut dhe të Zveçanit, është duke u zhvilluar një operacion i gjerë.

 

Nga Prokuroria u theksuar se përmes operacionit janë duke kryer bastisje në nëntë lokacione, nën dyshimin për kryerjen e disa veprave penale, shkruan Gazeta Express.

Veprat penale për të cilat bëhet fjalë janë: Rrezikimin e personelit të Kombeve të Bashkuara ose personelit në marrëdhënie me to; Vrasje të Rëndë; dhe, Sulm ndaj personit zyrtarë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Lidhur me rastin, ‘’Jepi zë’’ ka ndarë pamje nga operacioni atje.

Të tjera

Lajme

Ky është parashikimi i motit për ditën e Bajramit

Sot parashikohet të mbajë mot me

Aktuale

Falet namazi i Kurban Bajramit në Kosovë

Besimtarët myslimanë po festojnë ditën e

Aktuale

Kongresisti amerikan takon Abdixhikun dhe Osmanin në fillim të vizitës

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike