Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri duke folur për raportet aktuale ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës , ka thënë se e mira është se populli i Kosovës që është pro-amerikan është lojal, por në anën e tij ka një qeverisje aziatike.
Ai ka thënë se përjashtimi i Kosovë nga ushtrimi “ DefenderEurope 23”, ka qenë shuplakë për presidenten dhe kryeministrin.
Vllasi: Situata e krijuar në veri shkon në dëm tonin, Kurti i ka hidhëruar ndërkombëtarët
“Pak retrospektivë. Prej vlerësimit deri në përulje për Ibrahim Rugovën që kishin amerikanët, por edhe për liderët tjerë politikë të Kosovës, për bashkëpunim e koordinim të vazhdueshëm për tema nacionale, sot amerikanët japin ultimatume për Kurtin. Anulimi i Defender-it është shuplakë për presidenten dhe kryeministrin. Por, e mira e madhe është që populli proamerikan dhe proeuropian i Kosovës është lojal, e në anën tjetër fatkeqësia është që ka qeverisje aziatike. Vazhdojmë ta përsërisim porosinë e presidentit Rugova: Kosova e hapur, demokratike dhe në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Hazir