Viktima kosovare ka raportuar në polici se gjatë një periudhe trevjeçare, i dyshuari mashkull kosovar e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale.
Ngjarja bëhet e ditur nga raporti se ka ndodhur nga viti 2020 deri në vitin aktual 2023.
Lidhur me rastin është konsultuar me prokurorin e shtetit dhe në kuadër të rregullave ka filluar procedurë hetimore për rastin në fjalë.
E marta e ‘zezë’ në trafik/ Dy aksidente fatale dhe 63 tjera me të lënduar e dëme materiale
Policia do të hetojë më tej rastin.
“Ferizaj 2020 – 2023. Viktima femër kosovare ka raportuar se në periudhën kohore 2020 – 2023, i dyshuari mashkull kosovar e ka detyruar të kryej marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti në procedurë hetimore.” thuhet në raportin policorë./Botapress.info/