Pesë anëtarë të Komisionit Komunal Zgjedhor janë përfshirë dje në një aksident të rëndë trafiku në Ferizaj.
Rasti ka ndodhur në fshatin Slivovë, në aksident janë përfshirë dy një veturë dhe një autobus.
“Aksident trafiku me lëndime Me datën 17.10.2025 në ora 18:17 në rrugën magjistrale, fshati Slivovë-Ferizaj Aksident trafiku me lëndime trupore ku ne këtë aksident trafiku ishin te përfshira dy automjete : një veture dhe një autobus me targa vendore me shoferët M.SH.K. Veç dëmeve materiale lëndime trupore pësojnë shoferi i veturës dhe katër pasagjeret, te cilët pas tretmanit mjekësorë ne emergjencën e Ferizajt, katër persona dërgohen ne Q.K.U.K-Prishtine për tretman te mëtutjeshëm mjekësor. Për këtë aksident është njoftuar edhe prokurori kujdestar”, ka konfirmuar për insajderin, Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.



Të tjera
Aktuale
Kurti shpalos nga Podujeva hapat për formimin e institucioneve
Edhe një muaj na ndan nga
Aktuale
Drejtori i PK-së: Fajdexhinjtë në Kosovë po i legalizojnë fajdet përmes noterëve
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së
Showbiz
Koha kur Benita s’kursente veten për poza provokative
Njëra ndër banoret më të përfolura