Një burrë ka vdekur derisa po shëtiste me karrocën e tij në fshatin Penuhë të Podujevës dje rreth orës 3 të pasdites.
Policia tha se ai kishte probleme shëndetësore dhe gjendja e tij ishte përkeqësuar.
Pasi është dërguar në emergjencë, është konfirmuar vdekja e tij.
Për këtë rast është informuar prokurori dhe policia po e heton vdekjen e tij.
“HETIM I VDEKJES – Fsh. Penuhë, Podujevë 17.10.2025 – 15:15. Viktima mashkull kosovar i cili dyshohet se kishte probleme shëndetësore derisa ishte duke shëtitur me karrocën e tij i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe ka mbetur pa shenja jete. Pasi është dërguar në emergjencë, është konfirmuar vdekja e tij. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori”, thuhet në raportin e policisë



Të tjera
Ekskluzive Lajme
SHBA publikon marrëveshjen zyrtare me Iranin: Teksti i plotë me 14 pika
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë
Aktuale
KPK ua mbyll gojën monitoruesve të konkursit për Kryeprokuror të Shtetit
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka
Aktuale
Përparim Rama godet VV’në e Kurtin thotë se po përgatit padi ndaj Mihalit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama,