Duket sikur, më shumë se dy vite pas ardhjes në pushtet, premtimet e Lëvizjes Vetëvendosje, se do ta luftojnë korrupsionin dhe nepotizmin, duket sikur ‘i ka marrë era’.
Burime të Gazetës, bëjnë më dije se, një i afërm i gruas së kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, më saktësisht nipi i saj, Valon Prebreza, është zgjedhur drejtor i Njësisë për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve publike te ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
Valon Prebreza dhe babai i tij, Enver Prebreza, kanë lidhje familjare me Aziz Bajqinca, i cili është babai i gruas së Konjufcës. /Botapress.info/