Policia e Kosovës, ka njoftuar se, Agon Hysen Misini, i raportuar i zhdukur dy ditë më parë, është gjetur sot rreth orës 15, dhe se i njëjti është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime e më pas edhe në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ku sipas mjekëve gjendja e tij shëndetësore është e mirë.
I njëjti është gjetur nga Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim në rajonin e Shtimes.
Situatë e qetë në Leposaviq, bie numri i protestuesve (VIDEO)
Njoftimi i plotë:
Përfundon kërkimi i personit të zhdukur në Shtimja
Me datë 02.06. 2023, rreth orës 22:30 policia e stacionit në Shtime kishte pranuar një informacion për një rast të një personi të zhdukur nga Shtimja.
Bëhej fjalë për personin, AGON HYSEN MISINI i lindur me 12.12.1999, me banim në rrugën “Tahir Sinani” komuna Shtime.
Që nga dita e raportimit, ekipet e policisë në bashkëpunim të ngushtë me familjarët e tij, banorë të zonës, Shoqatën e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ishin në kërkim të personit të zhdukur.
Ndërsa, sot rreth orës 14:50, i njëjti është gjetur nga Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim në rajonin Shtimes, e më pas nga policia fillimisht është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime, e më pas është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj dhe sipas mjekësve gjendja e tij shëndetësore është e mirë.
Për të gjitha veprimet është njoftuar prokurori i rastit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj.
Drejtoria Rajonale Policisë në Ferizaj i falenderon qytetarët për angazhimin, ekipet e policisë nga stacioni i Shtimes, Sektorin Rajonal të Hetimeve, Njësinë e Reagimit të Shpejtë, e në veçanti Shoqatën e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, të cilët gjetën personin e zhdukur. /Botapress.info/