Policia e Kosovës në raportin e saj të fundit, thotë se një veturë e tyre është sulmuar me mjete të forta deri sa ishtë në lëvizje në Leposaviq.
“Soqanicë, Leposaviq 03.06.2023 – 02:40. Është raportuar se një veturë e policisë është sulmuar me mjete të forta deri sa ka qenë në lëvizje. Nuk është identifikuar ndonjë person i dyshuar deri më tani. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke hetuar nga njësitet kompetente”, thuhet në raportin e fundit të tyre./Botapress.info/