Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA’së, Vlora Çitaku, ka folur për Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), pas një kohë të gjatë, që ishte shkëputur për 7 vite nga jeta politike, ndërsa thotë se ishte e përkushtuar tërsisht si ambasador, shkruan Gazeta Botapress.
Pas shpalljes së Konventës nga PDK për zgjedhjen e kryetarin e ri të kësaj partie është përfolur edhe emri i ish-ambasadorës, Vlora Çitaku, mirëpo është një gjë të tillë është refuzuar nga Çitaku.Çitaku ka mohuar të jetë kandidate për kryetare të PDK’së, në Konventën që kjo parti do ta mbaj me 3 korrik.
Por ish-ambasadorja nuk ka mohuar që në një të ardhme të jetë lieder e këtij subjekti. Çitaku shtoi se e kishte menduar gjatë se a duhet t’i futet garës për të parën e partisë.
“Për të qenë korrekte në raport me ata që vërtetë synojnë t’i hyjnë garës, unë nuk do të lë terren, por do të angazhohem fuqishëm dhe fakti që nuk garoj në këtë konventë është sepse unë kam qenë tërësisht e shkëputur nga strukturat e PDK-së dhe më është dukur pak arrogante nga ana ime që t’ia ofroj veten si alternativë në një kohë kur nuk jam pjesë e strukturave të PDK-së”.
“Në këto shtatë vjet, PDK i ka mbajtur dy konventa, ka njerëz të ri, ka ndryshime me të cilat duhet të familjarizohem dhe po mendoj që tani nuk është momenti për mua, jo pse i frikësohem garës, por nuk do të doja që PDK-ja të përcaktohet për kandidatin/kandidaten si rezultat i presionit publik”.
Derisa tha se mbase pas dy vitesh do kandidojë për kryetare të kësaj partie.
“Unë do të kyçem aktivisht në PDK dhe po e lë të hapur mundësinë që në zgjedhjet e ardhshme të garoj, por tani për tani kam nevojë të familjarizohem”./Botapress/