Policia e Kosovës protestën e së hënës të serbëve në Zveçan, e ka cilësuar sulm të rendit kushtetues të Kosovës. Sipas policisë, në protestën e 29 majit, rreth 70-80 persona të dhunshëm, duke përdorur armë zjarri, mjete eksplozive, gurë e tulla kanë sulmuar zyrtarët policorë.
Përmes një deklarate, Policia thotë se për rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.
Apeli ndryshon vendimin e Themelores, dënohet me 1 mijë euro gjobë i akuzuari për dhënie ryshfeti
Ndryshe, edhe sot po vazhdojnë edhe sot protestat në Zveçan dhe Leposaviq, gjersa raportohet se situata është e qetë dhe numri i protestuesve është më i vogël.
Protestat në veri po hyjnë në ditën në javën e dytë, ndërsa ajo e 29 majit ishte më e dhunshmja ku u lënduar 30 pjesëtarë të KFOR-it.
Një ditë më parë kryeministri i vendit, Albin Kurti para deputetëve të Kuvendit të Kosovës bëri publike listën e personave dhe grupeve kriminale që kanë përdorë dhunë gjatë protestave.