Policia e Kosovës ka liruar për qarkullim rrugën në lagjen “Arbëri” të Prishtinës, e cila më herët gjatë ditës ishte bllokuar për automjete dhe kalimtarë në afërsi të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Policia ka konfirmuar se tashmë ka arrestuar një person të dyshuar në lidhje me një rast kanosjeje që ka ndodhur sot rreth orës 11:00.
Policia ka bërë të ditur se pas marrjes së informatës, njësitet policore janë angazhuar menjëherë dhe kanë identifikuar e arrestuar të dyshuarin, i cili aktualisht po intervistohet nga hetuesit policorë.
“Sot rreth orës 11:00 kemi pranuar informatën për një rast Kanosje në rrugën Ahmet Krasniqi në Prishtinë. Njësitet policore janë angazhuar menjëherë dhe kanë arrestuar një person të dyshuar, i cili është duke u intervistuar”, ka thënë Policia.
Dukagjini kuptoi që edhe punëtorët e Ambasadës brenda nuk ishin lejuar të dalin jashtë.



Të tjera
Lajme
Ky është parashikimi i motit për ditën e Bajramit
Sot parashikohet të mbajë mot me
Aktuale
Falet namazi i Kurban Bajramit në Kosovë
Besimtarët myslimanë po festojnë ditën e
Aktuale
Kongresisti amerikan takon Abdixhikun dhe Osmanin në fillim të vizitës
Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike