Para pak minutash janë sulmuar dy shqiptarë nga një grup i serbëve në Mitrovicën e Veriut. Për shkak të këtij incidenti, ata janë dërguar në spital pas lëndimeve të rënda.
Ndërkohë, në Mitrovicë të Jugut janë mbledhur një grup qytetarësh shqiptarë, ndonvse Policia e Kosovës kërkoi nga ta që të mos i përgjigjen thirrjes së postuar në mediat sociale për protestë dhe “marshim drejt veriut”.
Pavarësisht thirrjeve të institucioneve, qytetarët mblidhen tek Ura e Ibrit
Policia e Kosovës të enjten tha se është vërtetuar se thirrjet për protestë të bëra në mediat sociale, vijnë nga profile të dyshimta dhe mund të jenë qëllimkëqija.
Po ashtu, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se thirrjet e tilla “nuk i ndihmojnë” Kosovës./Botapress.info/