I dërguari i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, mbrëmë ka arritur në Prishtinë për të zhvilluar takime me krerët e shtetit dhe faktorët tjerë relevantë rreth situatës së fundit të krijuar në veri të vendit.
Në njoftimin e lëshuar nga Ambasada Britanike në Kosovë, thuhet se Peach ka zhvilluar takime me kryeministrin Albin Kurti, me kryediplomaten Donika Gërvalla, me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, me zyrtarë të KFOR-it dhe me ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier.
Goditjet e njëpasnjëshme që mori Kosova nga SHBA dhe Evropa pasi Kurti e futi vendin në qorrsokak
“Në takimet me qeverinë, kam përcjellë një mesazh shumë të qartë: aksioni i qeverisë së Kosovës për t’i imponuar kryetarët e komunave me forcë nëpër objekte komunale ishte i pamatur dhe ka pasur pasoja dëmtuese. Nevoja është që të gjitha palët të depërshkallëzojnë menjëherë”, ka thënë Peach pas takimeve.
“Mbretëria e Bashkuar i ka qëndruar krah Kosovës në kohët më të mira e më të këqija, si mik e si mbështetës dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë, por aksionet e njëanshme vetëm sa do ta bëjnë edhe më të vështirë këtë”, ka theksuar Peach.