Ekipi i Radios Evropa e Lirë është sulmuar në Zubin Potok, komunë në veri të Kosovës, e banuar me shumicë serbe.
Pas përfundimit të protestës së serbëve në këtë komunë pak pas orës 15:00, REL raporton se vetura me të cilën po udhëtonte ekipi është sulmuar me një mjet shpërthyes nga banorët lokalë.
Zhvillimet në veri: Përfundon protesta e serbëve në Zubin Potok
Pavarësisht se nuk dihet se me çfarë mjeti është sulmuar vetura, gazetarët thanë se shpërthimi ishte i fuqishëm.
Nga ky sulm, që ndodhi teksa vetura ishte në lëvizje, asnjëri nga pjesëtarët e ekipit të REL-it nuk ka pësuar lëndime.
Ekipet e gazetarëve të mediumeve të ndryshme, që kanë raportuar nga veriu i Kosovës lidhur me protestat e banorëve lokalë, kanë qenë cak i disa sulmeve më 30 maj, ka raportuar gjatë ditës Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës./Botapress.info/