Analisti Shkëlzen Gashi ka përmendur një deklaratë të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për të komentuar gjendjen në katër komunat në veri.
Gashi ka thënë se Kurti kishte treguar në të kaluarën që do të ndërmerrte hapa për shtrirjen e sovranitetit në veri të vendit.
“Është dashtë me dëgju me vëmendje liderin e VV-së se çfarë qëndrime kanë mbajtur për veriun. Ai ka premtu se do të ketë sovranitet dhe shtrirje të ligjit. Po e citoj tash. Ne jemi këtu, e bashkësia ndërkombëtare sipër. Nëse rrimë, ajo na shtyp. Nëse ecim, bashkësia ndërkombëtare na ndjek”, ka thënë ai.
“Kjo është ajo që po bën ai tani”, shtoi Gashi. /Gazeta Botapress.info/