Tashmë janë bërë 14 orë që kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, që po qëndron brenda objektit të komunës. Ai është futur brenda në orën 6:30 të mëngjesit, dhe nuk ka lëvizur më nga aty.
Protestuesit gjatë ditës kanë tentuar që të futen brenda në komunë, por që janë penguar nga trupat e KFOR-it.
Sa i përket Policisë së Kosovës gjenden vetëm brenda objektit të komunës.
41 ushtarë të plagosur të KFOR në trazirat e Zveçanit sipas raporteve
Gjatë ditës së sotme në Leposaviq, ka pasur edhe këngë nacionaliste që janë lëshuar nga protestuesit serbë, por që nuk kanë rënë pre trupat e KFOR-it që janë jashtë objektit të komunës.
Ndërsa nuk dihet se kur do të largohet kryetari Hetemi./Botapress.info//