Sipas disa raporteve 41 ushtarë të njësiteve të policisë ushtarake të misionit të NATO’së në Kosovë ‘KFOR’, janë plagosur në përleshjet me protestues të dhunshëm serbë para ndërtesës së komunës në Zveçan.
41 janë plagosur gjithsej sipas të përditshmes italiane Corriere della Sera e cila thekson se 11 prej tyre janë pjesëtarë të njësiteve italiane. Nga 11 italianët 3 prej tyre janë të plagosur rëndë por jashtë rreziku për jetë. Ata kanë pësuar fraktura dhe djegie si pasojë e sulmeve me koktej molotovi dhe goditjeve me mjete të forta.
Në protestën që eskaloi në dhunë pasditen e të enjtes në rendin e parë të perimetrit të sigurisë ishin ushtarë të policisë ushtarake të KFOR me pjesëtarë nga shumë shtete. Raportohet se në operacion prezent ishin ushtarë nga SHBA, Hungaria, Italia e Hungaria.
Pjesëtarët e policisë së Kosovës ishin në rrethin e dytë të perimetrit të sigurisë afër ndërtesës së komunës.
Ndaj ushtarëve janë hedhur kokteje molotovi, gurë e shishe siç shihet edhe nga pamjet. Një veturë civile poashtu është djegur.
Trazirat nisën rreth orës 16:00 kur protestuesit refuzuan urdhrin e KFOR që të shpërndahen pas protestës që eskaloi në dhunë pas tentimit të serbëve lokalë të çajnë barrikadën./Botapress.info/