Paralajmërimi i KFOR-it nuk u përfill dhe pasi protestuesit serbë të mbledhur në Zveçan nisën përleshjen me ushtarët e misionit paqeruajtës të NATO-s, personat e maskuar dolën në rend të parë, raporton Gazeta Botapress.
Siç shihet në disa pamje, personat e maskuar janë të janë vënë në sulm kundër ushtarëve të KFOR-it.
Disa prej tyre kanë hedhur gjësende në drejtim të pjesëtarëve të KFOR-it, ndërsa një prej tyre është parë duke goditur mbrojtëset e ushtarëve me shkop bejzbolli.
Digjet vetura e Policisë së Kosovës nga protestuesit në Zveçan

Më herët, një përfaqësues amerikan i KFOR-it ua ka përmendur përfaqësuesve të Listës Serbe faktin se ka vërejtur një numër të madh të personave të maskuar që u janë bashkuar protestuesve para Komunës së Zveçanit.
Siç raportoi Kossev, përfaqësuesi amerikan i KFOR-it ka thënë se personat e maskuar “po lëvizin në mënyrë të dyshimtë”.
Në këtë rast, raportohet se Igor Simir, nënkryetar i Listës Serbe ka thënë se “duhet t’i mbulojnë fytyrat e tyre në mënyrë që nesër policia të mos i ngacmojë dhe arrestojë ata”.
Gazeta Express ka mësuar se personat e maskuar janë të pajisur me koktej molotovi dhe dyshohet se po qëndrojnë në gjendje gatishmërie që t’i hedhin në drejtim të objektit të Komunës së Zveçanit./Botapress.info/