Policia si negociatorë!
Jo veç kryetarët e komunave veriore, por edhe ministri i policisë duhet të jap dorëheqje, që i ka detyruar policinë të bëjnë si politikanë e të duken qesharak.
Disa policë me maska, disa policë edhe pa maska, edhe pa kapuça.
Disa gjuanin gaz lotsjellës, disa bënin politikë.
Dy policë me maska nuk arritën ta çelin një çantë të madhe, si valixhe, që sigurisht peshonte rëndë, se e hodhën midis oborrit të komunës së Zveçanit.
Nuk dihej çfarë po donin të nxjerrin prej ‘saj’.
Çakordim i plotë.
Amatorizëm.
Po u thotë një polic (si më kryesori) protestuesve serbë: Pollako, bre!
– I njëjti polic po e merr me të mirë Rakiçin, po i thotë: ‘Ne po tërhiqemi. Me rëndësi mos na gjuani me gurë’.
Ushtari amerikan i tha ish kryetarit të Leposaviçit ‘Nuk jam këtu për negociata’!
P.S. Komentet i kam ri-ndaluar, sepse po më kërcënojnë.
E kur ju më kërcënoni, mu s’më mbron as
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.
Jam kërcënuar me jetë (e kanë lexuar në lajme dhe e kanë parë në TV që ka ndërhyrë policia të më mbrojë), por AGK nuk ka reaguar, që do të thotë nuk ka gjë kundër me ‘vrasjen’ time…që ‘pajtohet’ me kërcënuesit e m’i.