Në Prizren, një person që ishte raportuar i zhdukur, është gjetur i vdekur si pasojë e një aksidenti me motoçikletë.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
“Prizren/14.10.2025 – 16:10. Është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili ishte i raportuar i zhdukur, është gjetur në fshatin Tupec ku sipas vendit të ngjarjes dyshohet se ai ishte aksidentuar me motoçikletë dhe si pasojë ka mbetur i vdekur. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjeku i cili ka konstatuar vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në njoftimin policor.



Të tjera
Lajme
Ky është parashikimi i motit për ditën e Bajramit
Sot parashikohet të mbajë mot me
Aktuale
Falet namazi i Kurban Bajramit në Kosovë
Besimtarët myslimanë po festojnë ditën e
Aktuale
Kongresisti amerikan takon Abdixhikun dhe Osmanin në fillim të vizitës
Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike