Vendvotimet janë mbyllur në orën 17:00 dhe numërimi është duke u zhvilluar në balotazhin e parë presidencial në historinë e Turqisë.
Më shumë se 64 milionë njerëz kanë të drejtë të votojnë. Vendvotimet u hapën në orën 08:00, raporton Al Jazeera, transmeton Paparaci.
Turqia nuk ka exit poll, por rezultatet paraprake priten brenda disa orësh nga mbyllja e qendrave të votimit.
Ndalimi i transmetimit për shpalljen e rezultateve ka të ngjarë të hiqet rreth orës 18:30 me orën lokale.
Qytetarët turq që jetojnë jashtë shtetit kishin hedhur tashmë votat e tyre. Rreth 1.9 milionë votuan në 73 vende.
Votimi ka edhe në portat kufitare, ku kutitë e votimit qëndruan të hapura deri në mbylljen e votimit në Turqi./Botapress.info/