Dashuria e madhe që martiri i demokracisë në Shqipëri, Azem Hajdari kishte për Kosovën është e pamohueshme. Lidhjet e tij me presidentin Rugova, me komandantin Adem Jashari e edhe me figura të tjera, e bëjnë të padiskutueshëm kontributin e tij qysh para fillimit të luftës e dëri më 12 shtator 1998, kur edhe u ekzekutua.
Në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN” në KlanKosova, është transmetuar për herë të parë një bashkëbisedim i realizuar para disa viteve me gruan e Azemit, Fatmirën. Ajo si rrallë herë foli për atë kohë të jetës së saj, të cilën e kaloi me shumë vështirësi duke përfunduar me humbjen më të madhë për të, Azemin.
Mes ngjarjeve që ajo rrëfeu nuk kishte se si të mungonin rrëfimet që dëshmojnë lidhjen e Azemit me Kosovën, dashurinë e madhe që ai kishte për Kosovën ani pse nuk e kishte vizituar kurrë.
Fatmira në këtë rrëfim tha se vetëm dy herë e kishte parë Azemin teksa qante, atëherë kur i vdiq nëna dhe kur filloi lufta në Kosovë. Gjithashtu, ajo shtoi se Azemi ishte politikani i parë shqiptarë që strehoi 10 kosovarë në kohën kur ata u dëbuan nga Kosova dhe u vëndosën në vijën kufitare me Shqipërinë.
Por, a ia ktheu Kosova këtë respekt Azemit?
Sipas Fatmirës nuk ia ktheu. Madje ajo shprehet tejet e prekur teksa tregon si e përjetoi lajmin se emri i rrugës “Beogradi” në Shkup do t’i vihet “Azem Hajdari”.
Emisioni i plotë:
https://www.youtube.com/watch?v=2C_QaORnFjQ&ab_channel=FaktemeAdnanMEROVCI