Një 19-vjeçar ka gjetur vdekjen në vendin e tij të punës në Prizren. Siç ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Vesel Gashi, i riu ra nga lartësia teksa po punonte me skele.
Prokuroria e Shtetit ka filluar hetimet për rastin.
“I riu ka ra prej skeleve. Policia ka dal në vendin e ngjarjes, ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore. Në vendin e ngjarjes kanë dal edhe ekipet e urgjencës që e kanë konfirmu vdekjen e të riut.
Tensionet në Veri, Komandanti i KFOR-it shkon në Qeveri për takim me Kurtin
Policia së bashku me Prokurorinë e Shtetit kanë nisur hetimet për rastin si ‘Hetim i vdekjes’ dhe ‘Asgjësim i mjeteve dhe i sigurisë në punë’”, ka thënë Gashi. /Botapress.info/.