Shoqata e Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës me një postim në rrjetin social Facebook, thanë se pasi kanë pranuar një informatë se një shtetase e huaj është lënduar në malet e Pejës në vendin e quajtur ‘Shtegu i Mushkave’ dhe nuk po mundet të ecë, e menjëherë i kanë dalë në ndihmë.
Nga kjo shoqatë thanë se së bashku me qytetarët e kanë bërë evakuimin e të lënduarit i cili ndodhej në një lokacion mjaft të papërshtatshëm.
Betimi i kryetarëve të rinj në veri, Pula: Është krijuar një precedent i ri, i rrezikshëm nesër
Ata thanë se përveç lokacionit të papërshtatshëm edhe lëndimi i qytetarit ishte i komplikuar dhe e kishte të pamundur lëvizjen, dhe për këtë arsye me kërkim shpëtuesit së bashku me një organizatë të njëjtë nga Peja, kanë bërë të mundur që ky qytetarë të arrijë deri te institucionet shëndetësore.
Por, për të tejkaluar të gjithë këtë sfide, nga kërkim-shpëtimi kishin improvizuar një urë me litarë dhe lëvizje me barkë mbi lumin ‘Lumbardh’.
Gjithashtu është bërë e ditur se personi i lënduar i dorëzohet stafit mjekësor të Spitalit të Pejës.
Postimi i plotë:
Sot me daten 25.05.2023, rreth orës 14:00 Stacioni i ShKShMK -së në Pejë pranon thirrje nga një qytetar për ti dalur në ndihmë një personi të lënduar në vendin e quajtur “Shtegu i Mushkave” Pejë
Personi në fjalë kishte lënduar këmbën ku sipas ekzaminimeve të para dyshohet për lëndim të gjurit poashtu kishte të pamundur lëvizjen drejt qytetit.
Duke ju falenderuar banorëve lokal nga lagjeja Kapeshnicë mundësohet evakuimi deri në afërsi të vendit të quajtur “Sharra”.
Për shkak të konfiguracionit të vështirë të terrenit dhe natyrës së lëndimit është vendosur që viktima duhej ta kapërcente lumin e Lumbardhit të Pejës për evakuim më të sigurtë dhe efikas.
Shpëtuesit malor duke i përfshirë edhe anëtarët e sektorit të shpëtimit ujor brenda ShKShMK “ Kayak Kosova / Klubi i Kajakimit Egër Peja organizohen shumë shpejt duke e ngritur një sistem ure me litar dhe lëvizje me barkë, e cila rezulton me sukses kurse personi i lënduar i dorëzohet stafit mjekësor të Spitalit të Pejës.
Sipas informacioneve të para bëhet fjalë për një turiste me shtetësi të huaj, e cila ishte duke shëtitur në shtegun malor të Mushkave ku pa pritmas gjatë aktivitetit kishte lënduar këmbën.
Falenderojmë të gjithë pjesëmarrësit për shpirtin human dhe gatishmërinë e treguar!./Botapress.info/