Michael Doyle, zëdhënës i Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, përmes informimit javor të DHSK-së për medie në platformën ‘zoom’, të enjten, ka deklaruar se Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) kanë vazhduar masën e paraburgimit për Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.
Tutje, ai tha se trupi gjykues ka konstatuar se ekziston ende rreziku që Krasniqi dhe Selimi mund të pengojnë ecurinë e procesit gjyqësor ose të kryejnë krime të tjera kundër atyre që konsiderohen se janë kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përfshirë edhe dëshmitarët që kanë dhënë ose do të japin dëshmi në çështjen gjyqësore dhe/ose priten të paraqiten para Dhomave të Specializuara.
Pamje kur asamblisti i VV’së i kërkon meç boksi Përparim Ramës, ky ia kthen: Jam i mirë në Tai Chi
Bëhet e ditur se në gjykimin Thaçi dhe të tjerët dëshmitari i pestë, i gjashtë dhe i shtatë të thirrur nga prokuroria kanë përfunduan dëshminë e tyre këtë javë./Botapress.info/