Ka përfunduar mbledhja e kryesisë se LDK-së, kryetari Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se kanë shpallur zgjedhjet e brendshme të partisë.
“Sot ka marrë vendim në mënyrë anonime që të shpallë zgjedhjet në partinë e LDK-së. Ky proces për ne është festë, ne ftojmë çdo anëtar, çdo veprimtar që të behën pjesë të zgjedhjeve”, ka thënë Abdixhiku.
Një lajm i mirë: Së shpejti fillon restaurimi për Shtëpinë Muze të poetit Ymer Elshani
Kryetari i kësaj partie tha se kanë aprovuar 7 parime të cilat do ti paraqiten në këshill të premten.
Ai theksojë se nuk ka pasur mosmarrëveshje brenda partisë dhe me asnjë votë kundër ka aprovuar shpalljen e zgjedhjeve.
Ndërsa, Abdixhiku për dorëheqjen e Faton Bislimit tha se nuk e ka parë.