Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se të dielën në mbrëmje në 2571 vendvotime të rregullta është përmbyllur procesi i numërimit të votave të kandidatëve për kryetar të komunave dhe votave të subjekteve politike nga zgjedhjet për kuvende komunale.
Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së, ka thënë në një konferencë për media se procesi i numërimit të votave tashmë ka nisur, raporton KosovaPress.
Ai ka bërë të ditur se në 38 Qendra Komunale të Numërimit do të punohet në dy orare, ndërkaq KQZ ka emëruar më shumë se 520 ekipe të numërimit me mbi 2 mijë anëtarë dhe se numërimi i votave të kandidatëve dhe verifikimi i rezultateve, do të bëhet duke ofruar transparencë të plotë dhe nën monitorimin e vëzhguesve.
Sipas të dhënave preliminare të deritashme, Elezi ka thënë se në 54 vendvotime me kusht, në 38 komuna të vendit, në përgjithësi, janë 2.119 zarfe me fletëvotime.



Të tjera
Lajme
Ky është parashikimi i motit për ditën e Bajramit
Sot parashikohet të mbajë mot me
Aktuale
Falet namazi i Kurban Bajramit në Kosovë
Besimtarët myslimanë po festojnë ditën e
Aktuale
Kongresisti amerikan takon Abdixhikun dhe Osmanin në fillim të vizitës
Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike