Pas publikimit të raportit vjetorë të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP), po del që Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) të jetë autoriteti kontraktues që lidhi kontrata në vlerën më të lartë në vitin 2022, duke nënshkruar 505 kontrata në vlerë 43,969,189.36 euro.
Në këtë raport që çdo vit i dorëzohet qeverisë, thuhet se KEK ka nënshkruar gjithsej 5o5 kontrata 41 prej tyre ishin një burimore dhe kapin vlerën 16,781,800.00 euro, apo gati se gjysma e buxhetit total të shpenzuar.
Tik-taku për Asociacionin, afati i aleatëve në pragun e derës së Kurtit
Sipas gjetjeve të kryera nga Demokraci Plus (D+), gjatë vitit 2022, 162 autoritete kontraktuese (organizata buxhetore qeveritare dhe ndërmarrje publike) nënshkruan 10,290 kontrata publike, 403 më shumë se në vitin 2021, por që duhet theksuar që gjatë vitit 2020 dhe 2021 pandemia pamundësoi pamundësoi zhvillimin e shumë aktiviteteve.
Gjithashtu është vënë re se gjatë këtij viti është rritur vlera e kontratave të procedurës së negociuar pa publikim të njoftimit të kontratës (kontratave një burimore).
Ndryshe, duhet theksuar se kryeshefi i KEK’ut, Nagip Krasniqi, është arrestuar më 19 prill nën dyshimin e keqpërdorimit të pozitës zyrtare, ushtrimit të ndikimit dhe konfliktit të interesit. Ndërsa, Gjykata Themelore në Prishtinë, Krasniqit ia ka vazhduar edhe për dy muaj paraburgimin.
Pra gjatë kohës sa ishte Krasniqi në krye të KEK, janë nënshkruar një numër i madh i tenderëve një burimor, si dhe KEK është autoriteti kontraktues që lidhi kontrata në vlerën më të lartë gjatë vitit 2022.
Tenderët një burimor, kufizojnë konkurrencën, teksa rrisin mundësinë për çmime më të larta.
Kjo procedurë lejohet ligjërisht, por ka raste specifike se kur duhet të aplikohet.
Autoriteti kontraktues mund të përdor procedura të negociuara pa publikimin paraprak të njoftimit të kontratës për ushtrimin e aktiviteteve të prokurimit që kanë për qëllim dhënien e:
2.1. çfarëdo kontrate publike:
(i) nëse, për arsye objektive dhe të detyrueshme teknike ose artistike, kontrata duhet t`i jepet një operatori të caktuar ekonomik;
(ii) nëse, për arsye të mbrojtjes së të drejtave të pronës intelektuale apo industriale apo të drejtave ekskluzive, kontrata mund t’i ipet vetëm një operatori të caktuar ekonomik;
(iii) nëse, për aq sa është shumë e nevojshme për arsye të emergjencave ekstreme që janë shkaktuar nga ngjarje objektivisht të verifikueshme të cilat nuk kanë pasur mundësi të parashikohen me arsye nga autoriteti përkatës kontraktues.
Me kusht që kjo dispozitë të mos mund të shfrytëzohet nëse rrethanat që e kanë krijuar situatën emergjente ekstreme mund t’u atribuohen veprimeve neglizhente ose të qëllimta ose lëshimeve të autoritetit kontraktues.
“Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ishte autoriteti kontraktues që lidhi kontrata në vlerën më të lartë
në vitin 2022, duke nënshkruar 505 kontrata në vlerë 43,969,189.36 euro. Prej këtyre 505 kontratave të
nënshkruara, 41 prej tyre ishin një burimore dhe kapin vlerën 16,781,800.00 euro, apo gati se gjysma e
buxhetit total të shpenzuar. Në mesin e 41 kontratave të lidhura mes KEK dhe operatorëve ekonomikë të
ndryshëm, në tetë raste kontratat janë lidhur mbi vlerën e parashikuar e që në total vlera totale e
diferencës mes vlerës së parashikuar dhe çmimi të kontratave të lidhura është 3,660,123.00 euro”, thuhet në gjetjet e ‘Demokraci plus’./Botapress.info/