Faton Klinaku nënkryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me një status në rrjetin social Facecbook, ka akuzuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje se po punojnë kundër interesave të veteranëve.
Ai tha se edhe pse ka deputet veteranë brenda VV’së, ata po punojnë kundër për shkak të liderit apo partisë së tyre.
Klinaku tha se gjatë ditëve në vijim në komisionet parlamentare do të diskutohet paga minimale dhe se për këtë po bëhet përpjekje që të largohet çështja e veteranëve.
Ai tha se për këtë janë të gatshëm edhe për protesta.
Postimi i plotë:
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët janë edhe veteranë të luftës së UÇK-së, për shkak të partisë apo liderit vazhdojnë që të punojnë kundër interesave të veteranëve.
Pasnesër, e mërkurë, do të paraqitet në komisione paga minimale dhe bëhet përpjekje që me përkrahjen e komisionit të hiqen veteranët. Edhe pse nuk besoj se do të kenë vota të mjaftueshme që pushteti të merr përkrahjen e komisionit lidhur me këtë.
Synohet pastaj që kjo çështje të paraqitet pa përkrahjen e komisionit në Kuvend, por ne duhet të jemi të gatshëm për protesta.